Kuvendi do të zhvillojë këtë të enjte seancën e radhës plenare, në mesin e tensioneve të shkaktuara nga opozita. Deputetët demokratë kanë bllokuar prej disa ditësh punën e Komisioneve Parlamentare, si një formë proteste ndaj përjashtimit të tyre nga Kuvendi.

 

Nuk dihet se si do të vijojë aksioni opozitar në seancën e kësaj të enjteje, teksa në seancat paraardhëse janë shënuar edhe incidente.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër, Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm. Kreu i qeverisë do të niset drejt Francës me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron. Ai pritet të marrë pjesë në Forumin e Paqes.