Mblidhet Komiteti i Energjisë/ Balluku: Garantojmë se nuk do të mungojë energjia për qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mblidhet Komiteti i Energjisë/ Balluku: Garantojmë se nuk do të mungojë energjia për qytetarët

Komiteti i Energjisë është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar lidhur me situatën e çmimeve.

 

Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku tha se KESH ka qenë në gatishmëri dhe se energjia për qytetarët nuk do të mungojë.

 

Advertisement

“Menaxhimi bërë nga KESH është i mirë. Jemi treguar të kujdesshëm nga blerjet dhe i kemi njoftuar qytetarët se kush janë çmimet që përballemi kur dalim në tregun ndërkombëtar. Pra kjo situatë po menaxhohet dhe KESH është në gatishmëri. Qeveria ka marrë përsipër të mbulojë shpenzimet për familjarët, biznesin familjar. Pavarësisht kushteve që na ka vendosur moti, ne do të tregojmë gatishmërinë tonë për të mundësuar energjinë.”, tha Balluku.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy