Mblidhet sot për herë të parë Komisioni Hetimor për Inceneratorët.
Mbledhja u hap nga kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku, e cila theksoi se në komision do të diskutohen 3 iniceneratorë, ai i Elbasanit, i Fierit dhe i Tiranës, ku sipas saj ky i fundit është rasti më flagrant. Tabaku tha se në rastin e 3 kontratave në fjalë, ligji është shkelur “me të dyja këmbët”.
“Ngritja e këtij komisioni është bërë me kërkesë të PD. Në kërkesë specifikohet; kontrolli i ligjshmërisë së impianteve të mbetjeve në Tiranë, Elbasan dhe Fier. Do të jenë thelb i investigimit dhe hetimit. Do të nxjerrim përgjegjësitë institucionale dhe mbrojtjen e konkurrencës në tregun e lirë dhe garantimin e një mjedisi të pastër për qytetarët. Këto iniciativa kanë nisur që në 2014-ën, me inceneratorin në Elbasan. Shkelja më flagrante e ligjit është iniceneratori i Tiranës, i çdo parimi normal i mbrojtjes së mjedisit. Kemi çuar në SPAK 3 hetime të ndryshme për të 3 iniceneratorët. E kemi kërkuar që SPAK të ngrihet në lartësinë e detyrës së tij. SPAK akoma s’ka marrë asnjë masë. Këtu do të japin llogari 3 kryebashkiakët, nga i pari te i fundit, deri te kryeministri”, tha Tabaku