Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, PS optimiste: Shpresojmë që Konferenca e Parë Ndërqeveritare të mbahet brenda Krishtlindjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, PS optimiste: Shpresojmë që Konferenca e Parë Ndërqeveritare të mbahet brenda Krishtlindjeve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Në fjalën e tij Balla u shpreh se pas progres raportit të KE, tani është radha e BE të mbajë fjalën për procesin e anëtarësimit të vendit tonë.

“Shpresoj që brenda Krishtlindjeve të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare dhe i takon BE ta mbajë fjalën. Ajo që ndryshonte nga 2020 është konteksti në të cilën Shqipërisë i është dashur të ecë para. S’duhet të harrojmë sfidat e pandemisë së covid pasojat e të cilës vazhdojmë t’i vuajmë”, tha Balla.

Gjithashtu Balla duke iu referuar gjetjeve të progres raportit sa i takon fushës së sundimit të ligjit, u shpreh se “mazhoranca do vijojë ta mbështesë sugjerimin e ekspertëve për të zgjatur afatet e organeve të vetingut.”
Fjala e Nënkryetarit të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla:

Dua ti uroj suksese znj. Tabaku në detyrën e re të kryetares së KKIE. Jo pa shkak Kuvendi që ka ngritur këtë Këshill ja ka besuar këtë rol kaq të rëndësishëm opozitës, natyrshëm unë dua ta falenderoj dhe kryetaren e ëtij Këshilli në dy vitet e fundit, znj. Hajdari me të cilën kemi bërë sëbashku një punën të shkëlqyer në atë që i takon këtij këshilli, që ëshët pikërisht një monitorim i përditshëm i procesit. Ky është një institucion që sjell së bashku të gjitha institucionet që marin pjesë në këtë proces.
Ky takim më duket si dejavu, një përsëritje e takimit të 2020 së KKIE, pikërisht në të njëjton kohë, kur Komisioni Europian konfirmonte plotësimin tërësor të kushteve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërkombëtare.
Ashtu si edhe në Raportin e 2020, Komisioni shprehet qartë për përmbushjen e të gjithë kushteve dhe për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me Shqipërinë të mbahet brenda krishtlindjeve dhe i takon BE-së të mbajë fjalën.

Advertisement

Ajo që ndryshon nga raporti i 2020 është konteksti në të cilën Shqipërisë i është dashur të ecë përpara me reformat e thella të kërkuara nga KE. Nuk duhet të harrojmë në asnjë moment sfidën e pandemisë së COVID-19, pasojat e së cilës vazhdojmë t’i vuajmë. Pavarësisht kësaj rezultatet besoj janë të dukshme dhe vullneti i kësaj maxhorance mbetet i palëkundur vis a vis procesit të integrimit- për një fakt të thjeshtë- sepse nuk jemi ne apo opozita por janë qytetarët shqiptarë në një shumicë janë në mbështetje të këtij procesi.

Një dëshmi e kësaj vendosmërie është edhe vullneti i maxhorancës për të vijuar me progresin në fushën e sundimit të ligjit. Dua të përmend këtu duke qenë se kam qenë në mënyrë të vazhdueshme në dalje publike në mbështetje . Maxhoranca do vazhdojë ta mbështesë vendimin e ekspertëve për të zgjatur afatet e organeve të vettingut dhe për këtë çështje ne mbetemi plotësisht të hapur për të bashkëpunuar me opozitën në Kuvend.

Ky raport vjen natyrshëm edhe pas zgjedhjeve të 25 pillit, të cilat ishin të lira dhe me standarde demokratike.

Sigurisht nuk do të ndalem në analizimin e Raportit në pika të tjera, pasi do të ezaurohet mjaftueshëm nga Ministrja Xhaçka, por ajo që dua të komentoj në një këndvështrim thjesht dhe vetëm politik është një fakt shqetësues i cili e ka çuar procesin e zgjerimit në një impasse. Prej anëtarësimit të suksesshëm të Kroacisë në 2013 përpos vlerësimeve Teknike të Komisionit, sikurse parashihet nga dokumentat themelorë të funksionalitetit të institucionevebrennda BE është shtuar dhe një vlerësim subjektiv i hartuar në disa kryeqytete të BE-së që unë do ti quaja si interesa politike apo kalkulime elektorale të momentit.

Advertisement

Kjo sigurisht nuk është një çështje që mund ta zgjedhim ne në Shqipëri apo ne në Ballkanin Perëndimor, por kërkon një adresim në qendër të vendimarrjes së Bashkimit Europian. Shqetësimi për vendet tona sigurisht është humbja e momentumit të politikës së suksesshme të zgjerimit, e cila mund të ngadalësojë efektin transformues, pasi Komisioni mund të mos jetë më e vetmja busull orientimi. Ndaj rikthimi në shinat e vlerësimit Teknik të Komisionionit mbetet rrugëzgjidhja më e mirë për rivitalizimin e procesit të zgjerimit.

Edhe në këtë moment gjej rastin të falenderoj të gjithë grupet politike në PE, në mëryrë të veçantë atë të partive popullore Europiane, Grupin Socialist dhe Demokrat dhe të Gjelbrit të cilët janë më vokalët kur bie fjal për mbështëetjen ndj të ardhems europiane të vendeve të ballkanit Perëndimor.
Në fund të nderuar pjesëmarrës,

Edhe pse në raport qartazi evidentohen rezultatet pozitive në reformat e ndërmarra, ajo që mbetet sfidë është konsolidimi i progresit të arritur. Ndaj miratimi i kornizës negociuese nga vendet anëtare të BE-së dhe mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare brenda Krishtlindjeve, unë besoj se do të ishin shtysa e domosdoshme në këtë moment.

Në fund të fjalës time më lejoni të theksoj rolin e padiskutueshëm qëndror që Kuvendi i Shqipërisë do të duhet të mbartë në këtë moment që ndodhet proces i anëtarësimit Europian të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Ballakanit Perëndimor. Në fund të fjalës time më lejoni të ritheksoj rolin e pazëvendësueshmë dhe qendror që Kuvendi i Shqipërisë duhet të mbartë në këtë proces nëpërmjet monitorimit dhe nxitjes së strukturave përgjegjëse apo edhe në kuadër të KKIE.

Advertisement

Faleminderit dhe punë të mbarë

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy