Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se janë mbledhur votat në asamblenë e Këshillt të Europës për raportin e Dick Marty.
Sipas Ramës nuk ka asnjë fakt që vërteton akuzat ndaj 4 ish liderëve të UÇK për abuzime gjatë luftës së Kosovës.
Rama u shpreh se gjykimi në Hagë për heronjtë e Kosovës do të zgjasë, por drejtësia do të triumfojë.
“I mblodhëm më në fund firmat në asamblenë e këshillit të europës për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës për trafikun e organeve njerëzore.
Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por Drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare”, shkruan Rama.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Këtë të hënë ish krerët e UÇK gjendet parz trupës gjykuese të Gjykatës Speciale në Hagë, e cila i akuzon për krime lufte.