Mbledhja e Ramës me drejtuesit e qareve/ Vendoset ngritja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbledhja e Ramës me drejtuesit e qareve/ Vendoset ngritja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot drejtuesit politik të PS-së të 12 qarqeve të vendit në selinë rozë.

Mësohet se Rama me drejtuesit e qarqeve ka rënë dakord për të ngritur menjëherë komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore që sot e kërkoi PD.

Kjo ishte çështja më thelbesore nga mbledhja, ndërkohë të gjitha diskutimet e tjera ishin rutinë analizë, përgatitje dhe bilanc.

Ishte Partia Demokratike, e cila dorëzoi sot kërkesën në Kuvend për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, teksa në kërkesë theksonte se ky komision duhet të hartojë ndryshimet kushtetuese dhe të trajtojë rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy