Mbledhja e qeverisë, Mazniku: Do të rrisim pagat për pushtetin vendor, përllogaritje e re

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbledhja e qeverisë, Mazniku: Do të rrisim pagat për pushtetin vendor, përllogaritje e re

Ministri i Pushtetit Vendor, Arbër Mazniku bëri të ditur se gjatë mbledhjes së qeverisë është vendosur rritja e pagave për të punësuarit në administratë.

Sipas Maznikut, bëhet fjalë për një përllogaritje të re që prek të gjitha bashkitë e vendit, përmes një riklasifikimi të skemës së pagave.

“Konkluduam një proces që nisi që në vitin që shkoi me dialogun vendor. Ka të bëjë me pagat e pushtetit vendor, por jo vetëm për pagat. Është një reformë strukturore që merret me ristrukturimin e abshkive, stafet e tyre në tre grupime të mëdha. Riklasifikuam nivelet e pagave, duke ndryshuar skemën. Në nivele pagash të unifikuara të të gjitha bashkive, duke dhënë mundësitë, që një jurist apo arkitekt, të marrë paga të ngjashme pothuajse në të gjitha bashkitë. Rritja e pagave, të të gjitha bashkive, është në nivele të unifikuara të pagave. Kështu unifikojmë mënyrën e llogaritjes së pagave, me mënyrën sesi llogaritet vjetërsia e punës. Ky vendim do t’i japë mundësi bashkive, të tërheqin në mënyrë nga tregu profesionistë. Ky është ndër hapat e rëndësishëm në ristruktuimin sistematik të të gjitha bashkive”, tha ai.

Ai theksoi se përmes këtij projektligji unifikohet përllogaritja e pagave, referuar edhe vjetërsisë së punës, duke e konsideruar si një vendim të rëndësishëm për punësim të profesionistëve./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy