Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu bëri të ditur pas mbledhjes së qeverisë miratimin e një projektligji që lidhet me tavanin e orëve që mjekët e punësuar në sistemin shëndetësor shtetëror mund të punojnë në sektorin privat.
Ajo theksoi se po ashtu është bërë e ditur edhe masat disiplinore për mjekët që nuk i përmbahen ndryshimeve ligjore të ndërmarra.
“Kemi vendosur edhe një tavan të orëve të punës, për të cilat një mjek që punon në sektorin publik mund të angazhohet dhe të ounojë në privat, ndërkohë që kemi bërë të qarta edhe procedurat për masat disiplinore te strukturat përkatëse të cilat do të rregullojnë veprimtarinë akoma më shumë të profesionistëve që punojnë në sektorin pbulik”, tha ajo.
Minsitrja theksoi se mjekët që punojnë në shtet duhet të tregojnë transparencë duke deklaruar nëse janë të punësuar edhe në sektorin privat./vizionplus.tv