Gjatë mbledhjes së Komisionit të Financës dhe Ekonomisë anëtarja e Komisionit të Financave dhe Ekonomisë, Tabaku u shpreh se është dakord me dekretin e presidentit Meta në lidhje me Aktin Normativ.

Ajo u shpreh se kishte dëgjuar ministren e Financave në lidhje me stimulin ekonomik dhe vuri në dukje se Akti Normativ i qershorit 2021 nuk ka lidhje me stimulin Ekonomik.

“Nuk e kuptoj çfarë stimuli ekonomik do të japin për ekonominë 1 mld lekë për AKSHI apo 1 mld lekë për dronet që blihen nga Turqia,” u shpreh ajo ndërsa vuri në dukje disa nga shpenzimet e cituara në Aktin Normativ 2021 nga qeveria.

“Ne mund të mblidhemi kur të doni për pandeminë dhe rindërtimin por nuk kemi një Akt Normativ për këto çështje por për disa çështje “ nënvizoi Tabaku.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tabaku tha se zërat për infrastrukturën rurale, infrastrukturën rrugore apo ujësjellësin nuk kanë përse të merren me një Akt Normativ që gjoja kërkon vëmendje për pandeminë