Luçiano Boci ka reaguar pas thirrjes për mbledhje të grupit Parlamentar të PD-së nga Enkelejd Alibeaj.
Boci e ka konsideruar këtë mbledhje nul për dy arsye.
Së pari Boci ka thënë se Alibeaj nuk e ka tagrin e demokratëve dhe së dyti mbledhjen e grupit e thërret Kryesia e Grupit dhe jo një deputet.
Lidhur me mbledhjen e grupit parlamentar, të thirrur sot nga zoti Alibeaj, në cilësinë e nënkryetarit të grupit deklaroj se ajo është nul.
Është nul për dy arsye:Së pari: Zoti Alibeaj ka tagrin e Ramës dhe të Ballës, por nuk ka tagrin e demokratëve te cilët e kanë shkarkuar atë në Kuvendin e datës 30 Prill.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Së dyti mbledhjen e grupit e thërret Kryesia e Grupit dhe jo një deputet, qoftë ai i njohur nga Rama si përfaqësues grupi.
Më tej në reagimin e tij Boci shprehet i vendosur se qëndrimin politik në raport me çështjen e zgjedhjes së Presidentit e vendos Këshilli Kombëtar.
Prandaj nga ky moment kërkoj në ditët në vazhdim thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Grupit, për të diskutuar e vendosur për mbledhjen e Grupit Parlamentar.
Grupi parlamentar i PD nuk mund të mblidhet sa herë e kërkon e kur e kërkon Rama-Balla. Ne nuk mund të shkojmë pas qerres së Ramës çfarëdolloj pamje të ketë ajo. Këtu nuk bëhet fjalë për bojkot.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Koha e bojkotit dhe e pazareve ka perënduar. Qëndrimin politik në raport me çështjen e zgjedhjes së Presidentit e vendos Këshilli Kombëtar, si organi më i lartë vendimarrës politik pas Kuvendit dhe e pasqyron në qëndrim Grupi Parlamentar.
Kjo është rruga statutore e funksionimit të Partisë Demokratike.