Luçiano Boci ka reaguar pas thirrjes për mbledhje të grupit Parlamentar të PD-së nga Enkelejd Alibeaj.
Boci e ka konsideruar këtë mbledhje nul për dy arsye.
Së pari Boci ka thënë se Alibeaj nuk e ka tagrin e demokratëve dhe së dyti mbledhjen e grupit e thërret Kryesia e Grupit dhe jo një deputet.
Lidhur me mbledhjen e grupit parlamentar, të thirrur sot nga zoti Alibeaj, në cilësinë e nënkryetarit të grupit deklaroj se ajo është nul.
Është nul për dy arsye:Së pari: Zoti Alibeaj ka tagrin e Ramës dhe të Ballës, por nuk ka tagrin e demokratëve te cilët e kanë shkarkuar atë në Kuvendin e datës 30 Prill.
AdvertisementSë dyti mbledhjen e grupit e thërret Kryesia e Grupit dhe jo një deputet, qoftë ai i njohur nga Rama si përfaqësues grupi.
Më tej në reagimin e tij Boci shprehet i vendosur se qëndrimin politik në raport me çështjen e zgjedhjes së Presidentit e vendos Këshilli Kombëtar.
Prandaj nga ky moment kërkoj në ditët në vazhdim thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Grupit, për të diskutuar e vendosur për mbledhjen e Grupit Parlamentar.
Grupi parlamentar i PD nuk mund të mblidhet sa herë e kërkon e kur e kërkon Rama-Balla. Ne nuk mund të shkojmë pas qerres së Ramës çfarëdolloj pamje të ketë ajo. Këtu nuk bëhet fjalë për bojkot.
AdvertisementKoha e bojkotit dhe e pazareve ka perënduar. Qëndrimin politik në raport me çështjen e zgjedhjes së Presidentit e vendos Këshilli Kombëtar, si organi më i lartë vendimarrës politik pas Kuvendit dhe e pasqyron në qëndrim Grupi Parlamentar.
Kjo është rruga statutore e funksionimit të Partisë Demokratike.