Ka nisur mbledhja midis dy qeverive në Prishtinë.
Fjalën e parë e ka mbajtur kryeministri pritës, Albin Kurti.
Gjatë fjalës së tij Kurti tha se sot bashkëpunimi midis dy shteteve nuk ka qenë asnjëherë më i gjerë dhe intensiv.
Kryeministri i Kosovës u shpreh gjithashtu se mbledhjet e njëpasnjëshme të qeverive duhet ta kthejnë optimizmin në entuziazëm.
Për sa i përket marrëveshjeve të takimit të kaluar, Kurti tha se janë vënë në zbatim 12 nga 13 të tilla që u firmosë dhe jëra pritet të vihet në zbatim shumë shpejt.
“Sfidat janë të shumta dhe situata politike botërore duket shumë e rënduar. Kur problem shfaqen më haptas, kur orientimet gjeopolitke shfaqen më hapur përcaktimi ynë është më i thjeshtë. Prandaj dhe këto mbledhje qeverive tingëllojnë më të vërteta se kurrë më parë.
Sot bashkëpunimi mes dy shteteve tona në kohën e paqes duhet ta rindezë atë entuziazëm që pati në kohën e luftës për çlirim. Më vjen mirë të theksoj se ky bashkëpunim nuk ka qenë asnjëherë më i gjerë dhe më intensive.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Gjithnjë jemi një, tani duke kaluar nga një mbledhje në tjetër, duket ta kthejmë optimizmin në entuziazëm.
Kjo mbledhje vjen 6 muaj pas mbledhjes së kaluar, ku u nënshkruan 13 marrëveshje.Jam i kënaqur të njoftoj se janë zbatuar të gjitha marrëveshjet, veç njërës që pritet të hyjë në zbatim shumë shpejt.
Marrëveshjet që do nënshkruhen sot kanë për qëllim lehtësimin e jetës së qytetarëve.
Është veti e këtyre mbledhjeve të flitet me gjuhën e rezultateve, pritshmëritë tona janë reale. Na mbete dhe përcaktimi i shpejtësive i realizimit, dhe besojmë se pas 6 muajve do kemi rezultatet e ardhshme.”– tha Kurti gjatë fjalës së tij.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";