Mbillen 510 pemë në Liqenin e Farkës/ Veliaj: “I lumtur që po i afrohemi objektivit tonë, të mbjellim sa më shumë pemë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbillen 510 pemë në Liqenin e Farkës/ Veliaj:  “I lumtur që po i afrohemi objektivit tonë, të mbjellim sa më shumë pemë”

Parkut të Liqenit të Farkës i shtohen edhe 510 pemë të reja në nisje të solsticit dimëror, e cila njihet edhe si periudha më e mirë për të mbjellë pemë.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua aksionit për shtimin e gjelbërimit në pjesën lindore të mushkërisë së dytë të qytetit, e cila ka pësuar një transformim real me investimet e viteve të fundit.

 

Advertisement

Veliaj tha se Liqeni i Farkës do të ketë pedonalen dhe shëtitoren më të madhe në Tiranë.

 

“Duke mbaruar në afat të gjithë zonën pedonale, shëtitoren, korsinë e biçikletave, korsinë e vrapit, ky kontur na jep edhe mundësinë të bëjmë miniparqe të vogla, siç është parku Helen, duke shtuar bimësinë. Jam i lumtur sepse po i afrohemi shumë objektivit tonë për mbjelljen e 1 milion pemëve në Tiranë. E di që, sa herë mbjellim pemë, zgjohet kërshëria politike për një debat pa kuptim, por mbjellja e pemëve është e vetmja gjë që nuk meriton asnjë debat. Duhet të mbjellim pemë sa të mundemi. I kemi qëndruar besnik këtij objektivi. Fakti se gjysmën e këtij objektivi e realizojmë brenda këtij viti, që pastaj të kemi kohë deri në 2030 për 1 milionshin e radhës, për Pyllin Orbital të Tiranës, mendoj se kemi bërë gjënë e duhur”, tha kryebashkiaku.

 

Advertisement

Ai nuk harroi të ftojë çdo qytetar që t’i bashkohet mbjelljeve, edhe ata që kanë vërejtje.

 

“Vërejtja ngjit më shumë nëse e mbjell vetë një pemë, vërejtja ngjit më shumë nëse shërben edhe vetë një pjatë supë, vërejtja vlen më shumë nëse ndihmon vetë një njeri në nevojë. Të komentosh të tjerët do pak aftësi, të shash është gjëja më e thjeshtë në botë, ndërkohë të marrësh lopatën dhe të jesh i angazhuar, vërtetë na jep një kontribut. Secili te bahçja e tij, te pallati ku banon, në rrugën ku jeton, mund ta mbajë pastër dhe mund ta gjelbërojë”, shtoi Veliaj.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, kryebashkiaku tha se Tirana e tregoi fytyrën e saj europiane me titullin “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, ndërsa vitin tjetër do të jetë “Qyteti Europian i Sportit”, ku nap resin shumë aktivitete.

 

“Në Liqenin e Farkës organizojmë Triathlonën, kemi disa gara çiklistike, po ashtu me shoqatat e lundrimit dhe federatat e notit. Si një nga liqenet më të pastra në zonën e Tiranës, kemi mundësinë ta shfrytëzojmë maksimalisht. Kështu, shfryjmë pak ngarkesën që ka Liqeni Artificial. Le ta shfrytëzojmë mundësinë e mbjelljes së pemëve deri në mars, që është koha ideale që pemët të hedhin rrënjë, mandej në vitin e sportit do ta mbushim me jetë njeriu dhe aktivitete të jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

 

Advertisement

Prej shtatë vitesh, Bashkia e Tiranës ka nisur një aksion për mbjelljen e 2 milion pemëve deri në 2030, si pjesë e projektit të Pyllit Orbital, që do të rrethojë me gjelbërim kryeqytetin.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy