
Rekord rastesh të reja këtë të mërkurë në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë zbuluar 1.007 të infektuar, pas kryerjes së 3.849 testimeve.
Në orët e fundit kanë humbur jetën gjashtë qytetarë, të moshave 49-92 vjeç, ndërsa janë shëruar 581 qytetarë.
Advertisement
Momentalisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 404 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.