Mbi 500 raste të reja dhe 4 viktima nga koronavirusi në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbi 500 raste të reja dhe 4 viktima nga koronavirusi në Kosovë

Kosova regjistroi të mërkurën numrin më të lartë të rasteve pozitive me koronavirus për këtë vit, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Sipas të dhënave të tij, 568 raste pozitive u konfirmuan pas testimit të 2,532 mostrave.

Numri më i madh i tyre është në Prishtinë: 233.

IKSHPK-ja njoftoi se në 24-orëshin paraprak u regjistruan edhe katër viktima nga koronavirusi: dy prej tyre në Prizren dhe nga një në Fushë Kosovë dhe Suharekë.

Advertisement

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 70,753 – prej tyre, 3,284 raste u konfirmuan vetëm në shtatë ditët e fundit.

Në total, 1,620 pacientë në Kosovë kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa 60,628 janë shëruar – prej tyre 295 në 24 orët e fundit.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 8,505.

IKSHPK-ja tha se u rekomandon qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për nevoja të domosdoshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy