Mbi 50 mijë doza Pfizer vijnë sot në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbi 50 mijë doza Pfizer vijnë sot në Shqipëri

Mbi 50 mijë doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë këtë të hënë në Shqipëri. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa ndodhej në qendrën e re shëndetësore në Sarandë për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit.

 

“Do të kemi mbi 50 mijë vaksina Pfizer që vinë sot dhe menjëherë do të shpërndahen në qendrat shëndetësore, në pikat tona të vaksinimit të përqëndruar por gjithashtu ne po vijojmë punën me njësitë lëvizëse për të vaksinuar derë më derë dhe për të vaksinuar në famije, për të vaksinuar qytetarët të cilët e kanë të pamundur që të lëvizin.”

 

Advertisement

Thirrja e ministres shkoi për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç që të vaksinohen sa më parë, veçanërisht studentët përpara fillimit të vitit të ri akademik.

 

Në vendin tonë deri tani kanë kryer 1,203,087 vaksinime antivCOVID. Mbi 530.000 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

 

Advertisement

Muaji gusht do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha qytetarët +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqëndruar, ku secili mund të paraqitet me kartën e identitetit.

 

Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID19 të gjithë qytetarëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy