
Vijon rritja e rasteve të reja me Covid në Greqi. Autoritetet shëndetësore konfirmuan se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1820 të infektuar me koronavirus, ndërsa 9 persona kanë humbur betejën me virusin.
Sakaq, bëhet e ditur se 159 pacientë vijojnë luftën me sëmundjen në spitalet COVID në vendin fqinj. Autoritetet i shqetëson më shumë trendi i ditëve të fundit që pas hapjes së pikave doganore për sezonin turistik dhe mutacioni Delta.
Advertisement
Në Greqi rekordi i viktimave u shënua në 28 Nëntor të vitit të kaluar, 121 fatalitete, ndërsa përsa i përket rasteve të reja, në 30 mars të këtij viti u regjistruan 4340 të infektuar.