Në gjithë Tiranën është shtuar ndjeshëm numri i qytetarëve që përdorin biçikletat. Vetëm në “Rrugën e Kavajës” që prej fillimit të vitit kanë pedaluar mbi 1 milionë çiklistë.
Me një status në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet i lumtur që kryeqytetasit po ecin dhe pedalojnë më shumë se asnjëherë.
Por Veliaj u kërkon atyre që nuk e përdorin biçikletën, që të respektojnë rregullat dhe këshillat e efektivëve të Policisë Bashkiake për të mos penguar çiklistët.
“Gjatë paradites, korsinë e biçikletave në “Rrugën e Kavajës” e përdorin më shumë se 1500 çiklistë dhe mbi 1 milion çiklistë prej fillimit të vitit.Jemi shumë të lumtur që në Tiranë ecet dhe pedalohet çdo ditë e më shumë, por është shumë e rëndësishme që secili të respektojë hapësirën e tjetrit.Prandaj, ju lutemi të ndiqni dhe respektoni çdo këshillë të kolegëve të Policisë Bashkiake”, shkruan Veliaj në Facebook.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";