Shifrat e pandemisë në Kosovë ditët e fundit janë shqetësuese.
Teksa këtë të premte regjistroi mbi 1 mijë raste të reja dhe 3 viktima, Kosova ka vendosur të shtrëngojë masat.
Ministria e Jashtme në Shqipëri njoftoi se të gjithë shtetasit e huaj që udhëtojnë drejt Kosovës, që vijnë nga vende me rrezik të lartë, do të duhet të jenë të pajisur me një test PCR negativ, të bërë në 72 orët e fundit.
Kjo masë do të zbatohet edhe për ata me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm.
“𝗡𝗴𝗮 𝗸𝘆 𝗿𝗿𝗲𝗴𝘂𝗹𝗹 𝗽𝗲̈𝗿𝗷𝗮𝘀𝗵𝘁𝗼𝗵𝗲𝗻:
–Qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo pikave kufitare, tokësore dhe largohen nga Kosova brenda 3 orësh, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do largohen nga Kosova brenda 3 orësh;
–Qytetarët e huaj, të cilët punojnë si transportues, me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;
–Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do të largohen nga territori i Kosovës brenda 5 orësh;
Advertisement–Personat që kanë çertifikatën e vaksinimit të plotë kundër COVID-19;
–Personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik –IgG, të lëshuar 30 ditë para mbërritjes;
–Fëmijët nën moshën njëmbëdhjetë vjeçare”, njoftoi Ministria e Jashtme.