Pjesë e protestës së sotme thirrur nga ish kryeministri Berisha do të jenë edhe rreth 1000 demokratë të qarkut juglindor.
Sipas informacioneve të marra nga zyrat e degëve nuk do ketë organizime, por nisjet do jenë me automjete personale në intervale të ndryshme kohore për të qënë pjesë e protestës.
Advertisement
Edhe për të shmangur keshtu kontrollet e policisë.
Sot nga Korça do të nisen rreth 300 persona ,nga Devolli, 200 persona, Maliqi, 200 demokrate, Pogradeci rreth 200 persona dhe rreth 40 persona nga Kolonja.
Advertisement
Nga informacionet e siguruara bëhet me dije se të gjithë demokratët duhet të kenë me vete dhe kartën e antarësisë së Partisë Demokratike.