Lihen në fuqi masat kufizuese kundër COVID. Vendimi është bërë publik këtë të mërkurë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Në një konferencë për shtyp, drejtuesja e ISHP-së, Albana Fico, teksa informonte për situatën epidemiologjike, vuri theksin tek ulja e numrit të vdekjeve nga COVID gjatë kësaj jave. Po ashtu, ka pësuar rënie edhe mesatarja e rasteve të reja.
Nga ana tjetër, Skënder Brataj tha se është ulur edhe numri i vizitave.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi në mbledhje se ka një përmirësim të situatës, por nuk jemi aty ku duhet. Sa i përket procesit të vaksinimit, ajo u shpreh se gjatë këtyre 10 ditëve, Shqipëria ka zënë vendin e parë në rajon sa i përket ritmit të injektimit të dozave.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";