Ish kryeministri Sali Berisha ka mbërritur sot në Kavajë me rreth një orë vonesë nga orari që ishte lajmëruar.
Takimi ishte parashikuar të mbahej në orën 17:00, por Berisha është vonuar për gati një orë. Sipas Berishës, shkak për vonesën është bërë bllokimi i rrugës nga ana e Edi Ramës, duke shtuar se nëse vazhdon me këto akte, shumë shpejt do ngujohet në shtëpinë e tij në Surrel.
“Unë kam ardhur sot me vonesë tek ju, sepse Edi Rama me skuthin e tij të familjes zgjodhi të më bllokoj rrugën për të më vonuar ardhjen këtu, por unë nga kjo Foltore do i them hiq dorë nga këto akte të ulëta, se në mënyrë absolute do ngujosesh në Surrel deri sa të vendosim ne”, tha Berisha.
Advertisement