
Mbrëmjen e së dielës ka mbërritur në Kosovë grupi i parë i qytetarëve nga Afganistani të larguar nga vendi pas marrjes së kontrollit nga ana e talebanëve.
Avioni ushtarak amerikan i Forcave Ajrore u ul në aeroportin e Prishtinës rreth orës 20:00.
Afganët u pritën në aeroport nga Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori i SHBA në Kosovë, Philip Kosnett.
Afganët do të strehohen në bazën ushtarake “Bondsteel” në Ferizaj. Nga aeroporti do të transportohen me autobusë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Advertisement