Kanë mbërritur në vendin tonë 117 mijë doza ta vakisnës ‘Pfizer’, të cilat janë pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njofton se deri tani në vend kanë mbërritur 2,496,960 vaksina anti COVID-19.
‘Mbërritën në Shqipëri 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina anti COVID-19, për të vijuar pa u ndalur me vaksinimin “derë më derë”, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.’- njofton ministria.
Advertisement