Mbërrijnë në Aeroportin “Nënë Tereza” 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer.
Kryeministri Edi Rama bëri me dije se mbrëmjen e kësaj të marte në Shqipëri kanë ardhur 7,020 doza nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer dhe pjesa tjetër 4,680 nga marrëveshja me Bashkimin Europian.
Advertisement
“11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri – pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 dhe një sasi e parë 4680 nga mbështetja e Bashkimit Europian.”