Sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik 100 mijë doza të vaksinës AstraZeneca.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke falenderuar Greqinë për mbështetjen e ofruar për vendin tonë.
Advertisement
“100,000 vaksina AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, falë solidaritetit dhe mbështetjes së qeverisë së Republikës së Greqisë për Shqipërinë. 1,220,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në Shqipëri. Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.”