Çështja e hapur mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ishte ajo që mbajti peng hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe RMV dhe për këtë arsye disa nga liderët e BE janë angazhuar për gjetjen e një zgjidhje për të mos pasur më pengesa.
Në prag të samitit të Brdo, presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel zhvilloi një takim me liderët e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për arritjen e një kompromisi për shmangien e pengesës së fundit.
“Dialogu është kyç për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Diskutuam me presidentin bullgar, Roumen Radev, kryeministrin maqedonas Zaev, presidentin e KE dhe Janez Jansa mbi rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të çështjeve të mbetura bilaterale të hapura për t’i hapur rrugë nisjes së bisedimeve për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor”, shkruan presidenti Michel.