Në të parën tryezë, udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të vendeve jo anëtare po diskutojnë të ardhmen dhe funksionimin e Komunitetit Politik Evropian. Propozimi i presidentit francez Emmanuel Macron mbledh në Çeki, vendi që mban presidencën e radhës të BE-së, presidentët dhe kryeministrat e gjithëve vendeve të kontinentit Evropian.
Pak para nisjes së mbledhjes me dyer të mbylluara, kryeministri Edi Rama deklaroi për mediat se shpreson se në ndërtimin e një organzimi që do t’i shërbejë të gjithë vendev si ato anëtare dhe jo.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Sigurisht që nuk është një ide e re, është një ide e shumë e vjetër, por e rilindur në kohë krizash dhe shpresoj që nuk do të kemi kriza të tjera tek të cilat mos të na duhet të bëjmë mbledhje të tilla si kjo, por nga kjo mbledhje ne do të vazhdojmë dhe do të ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme për të gjithë komunitetin dhe njerëzit europian.
Uljen e Shqipërisë në këtë tryezë, kryeministri Edi Rama e vlerëson si vendimtare .
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Shqipëria është pjesë e rajonit të Ballkanit perëndimor, e rrethuar nga vendet e bashkimit Evropian si një e tërë dhe për ne është absolutisht vendimtare, që edhe pse nuk jemi ende në BE, ne jemi evropianë.
Në mbyllje të samitit të parë të KPE, ku vëmendja kryesore do të jetë te sfidat politike dhe te sigurisë të dala pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, Petr Fiala, kryeministri i Çekisë do të komunikojë vendimet e marra.