Të enjten do të zhvillohet në Shkup forumi ekonomik “ Ballkani i bashkuar”.

Kryeministri Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev do të zyrtarizojnë në takimin e tyre të radhës nismën për Shengenin Ballkanik që synon liberalizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave në pikat kufitare brenda rajonit tonë.

Për këtë arsye në takimin e nesërm do të marrin pjesë dhe kryetarët e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së këtyre 3 shteteve.

Pas takimit do të firmoset dhe marrëveshja e bashkëpunimit rajonal mes Vuçiçit dhe Zaevit, si dhe do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";