Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka trasferuar në paraburgimin e Durrësit Alfred Belerin dhe Lefter Allën.
Ata mbaheshin të izoluar në ambientet e spitalit të burgut në kryeqytet për shkak se kishin shfaqur probleme shëndetësore.
Advertisement
Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit me akuzën e korrupsionit në zgjedhje, ndërsa Lefter Alla u arrestua marsin e kaluar me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për ndërtimin e një ujësjellësi në bashkinë e Bulqizës.