Maturantët testohen në Gjuhë-Letërsi, teza u publikua pak minuta pas fillimit të provimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Maturantët testohen në Gjuhë-Letërsi, teza u publikua pak minuta pas fillimit të provimit

Tea Sadiku, gazetare, Vizion Plus

“Rreth 28 mijë maturantë në të gjithë vendin iu nënshtruan provimit të dytë të maturës shtetërore, atë të gjuhës shqipe dhe letërsisë. Testimi, i cili zgjati 2 ore e 30 minuta sipas maturantëve ishte i nivelit mesatar.”

Edhe këtë vit nuk pati ndryshim në strukturën e provimit. 35 pyetje të ndërthurura mes gjuhës dhe letërsisë, ishin ndërtuar në bazë të alternativa, atyre me zhvillim, si edhe esesë. Kjo e fundit përmban numrin më të lartë të pikëve, nga 60 pikë që ka i gjithë testimi.

“Ishte me i thjeshte nga ca e kishim menduar, kishte normalisht disa kleçka te vogla por ja dolëm.”, tha një maturant

Advertisement

“Na ra Hamleti, zgjati fiks dy ore dhe pse kishte pak vështirësi i bëmë”, shtoi një tjetër. 

“Ishte mesatar, të gjitha që na ranë ishin brenda kurrikulës, inspektimi u bë në mënyrë të përkryer”, theksoi një tjetër maturant. 

Duket se tashmë dalja e pyetjeve pak minuta pasi nxënësit futen në provim, nuk është më e pazakontë, ndërsa ata vetë thonë se brenda shkollave siguria ka qenë maksimale.

“Siguria ishte shumë e rreptë, administratorët na ndenjën gjithë kohës aty”, tha një maturant. 

Advertisement

“Kishte mbikëqyrje të ashpër, nuk na lanë të kopjonim, ishte cdo gjë sipar rregullave”, shtoi një tjetër. 

“Nuk na lanë të kopjonim madje kishte dhe mjete që të mos përdorej interneti”, u shpreh maturanti tjetër për Vizion Plus. 

Pas këtij provimi maturantëve u mbeten edhe matematika e cila është më datë më 18 qershor, ndërsa më 24 qershor testi i lëndës me zgjedhje./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy