Maturantët protestuan se testi ishte i vështirë/ Dalin përgjigjet e provimit të Matematikës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Maturantët protestuan se testi ishte i vështirë/ Dalin përgjigjet e provimit të Matematikës

Dalin përgjigjet e provimit të Matematikës për maturantët.

 

Ministrja Evis Kushi njoftoi se janë marrë në konsideratë shqetësimet e nxënësve dhe prindërve të tyre për nivelin e vështirësis në test dhe është bërë ulja e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe të pikëve për çdo notë.

 

Advertisement

Sipas Kushit, 1.820 nxënës janë vlerësuar me notën maksimale.

 

“Sipas angazhimit tonë, ne analizuam me shumë kujdes çdo shqetësim tuajin dhe të mësuesve mbi testin e matematikës në Maturën Shtetërore dhe pas vlerësimit të të gjitha testeve, duke marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti shkollor, me vendim unanim të Komitetit të Maturës Shtetërore, kemi vendosur uljen e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë. Shumë suksese në sezonin e vjeshtës atyre që nuk ia dolën dot të jenë kalues dhe urimet më të përzemërta të gjithë të tjerëve, sidomos 1,820 nxënësve nga e gjithë Shqipëria që kanë marrë notën 10.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy