Mashtruan pikën e këmbimit valutor në Elbasan, shpallen në kërkim 2 gjeorgjianë, këmbyen 40 mln lekë false

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mashtruan pikën e këmbimit valutor në Elbasan, shpallen në kërkim 2 gjeorgjianë, këmbyen 40 mln lekë false

Dy shtetas gjeorgjianë janë shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit pasi kanë shkëmbyer në një exchange para të falsifikuara.

Policia thotë se janë shpallur në kërkim shtetasit L. G., 49 vjeç dhe L. P., 46 vjeç, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i monedhave”.

Këta 2 shtetas, më datë 01.06.2024, në subjektin exchange në pronësi të shtetasit A. A., kanë këmbyer 40 milionë lekë, në 40 000 euro, me kartëmonedha të falsifikuara.

Vijon puna për kapjen e këtyre 2 shtetasve. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy