Policia ka shpallur në kërkim një 46-vjeçar nga Fieri i cili mashtronte shtetas të ndryshëm.

 

46-vjeçari premtonte punë në Gjermani dhe paisje me dokumenta por e gjitha ka rezultuar një mashtrim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fieraku nuk ka bërë pagesën as për punën që shtetasit e mashtruar kanë kryer edhe pa dokumentacion të rregullt.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin L. P., 46 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi dyshohet se ka mashtruar shtetasin S. J. dhe disa shtetas të tjerë, të cilët i ka marrë në punë në Gjermani, me pretendimin se do t’i pajiste me dokumente të rregullta pune, por nuk u ka bërë pagesën për punën që ata kanë kryer.”– njofton policia.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";