Nëntë administratorë “Call Center-ash” janë proceduar penalisht, pasi akuzohen për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e proceduar, duke shfrytëzuar punën e tyre si administratorë dhe menaxherë në disa call center-a të ndryshëm në qytetin e Tiranës, dyshohet se mashtronin shtetasit e huaj, kryesisht nga vendet e BE-së, që të investonin në bursë.
Advertisement
Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.