Policia e Elbasanit ka arrestuar një 21-vjeçar nga Gramshi, i cili akuzohet se përfitoi shuma parash duke mashtruar pronarët e dy subjekteve tregtare.
Për të marrë paratë, i riu përdori një shtetas të mitur.
Sipas njoftimit të uniformave blu në pranga ka rënë shtetasi G. S., 21 vjeç, banues në Gramsh.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 21-vjeçari ka përfituar shuma parash duke mashtruar nëpërmjet celularit, pronarët e 2 subjekteve tregtare, në qytetin e Gramshit, dhe ka përdorur një shtetas të mitur, për të marrë paratë e përfituara me anë të mashtrimit./vizionplus.tv
Advertisement