Radhë kilometrike deri në thellësi të territorit të Kosovës të mjeteve të vogla, autobusave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë, në pritje për të hyrë në vendin tonë përmes doganës së Morinit.
Pala shqiptare po punon me të gjitha kapacitetet dhe sportelet e hapura, por fluksi tepër i madh dhe pritja e gjatë, ka revoltuar qytetarët e Kosovës.
Advertisement
Duke filluar nga dita e sotme, të gjithë ata që nuk vërtetojnë se janë të infektuar me COVID nuk do të lejohet të futen në territorin e Shqipërisë.