Florand Shehu, shqiptari që masakroi me thikë gruan e tij para disa ditësh në Greqi, ka deklaruar ditën e djeshme para autoriteteve se nuk ishte në dijeni të asaj çfarë po bënte në momentin kur ndodhi krimi.
“Dua të theksoj se jam i shkatërruar, i “tretur mendërisht dhe u pendova për atë që bëra, që në sekondën e dytë, për këtë arsye dhe u paraqita në Departamentin Policor ku tregova në detaje atë që kishte ndodhur. Ju kërkoj falje… kryesisht prindërve të gruas sime dhe veçanërisht fëmijës tonë të vetëm.”- është shprehur ai.
Ngjarja ndodhi mesditën e të enjtes së kaluar, ku shqiptari direkt sapo kreu vrasjen u vetëdorëza në komisariat.
Ai deklaroi se e kishte vrarë bashkëshorten 31-vjeçare, me të cilën ka një djalë për arsye xhelozie. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe gjeti gruan e e vdekur në dhomën e saj të gjumit aty ku 40-vjeçari e kishte vrarë duke e goditur me thikë.