Nuk ka asnje gjurme apo piste konkrete per momentin qe mund te coje per momentin drejt autoreve te vrasjes mafioze te Bledar Muçes mbremjen e te henes ne Lushnjë.

33 vjeçari u ekzekutua ne lokalin e tij Pedonale” teksa ishte duke konsumuat kafe me kunatin Judin Velo, i plagosur nga plumbat! Po ashtu te plagosur mbeten edhe 4 kliente te tjere, Ervis Tafa, Eksara Cauli, Sara Çili dhe Majlinda Gjyla.

Viktima po qendronte rreth ores 22:00 bashke me kunatin ne nje tavoline jashte lokalit dhe shume afer rruges ku kalojne makinat ne pedonalen e Lushnjës. Kjo ka qene arsyeja qe ia ka lehtesuar punen atentatoreve te cilet me siguri jane informuar per vendin ku po qendronte shenjestra. Ata jane afruar me nje makine Golf 5 dhe kane hapur zjarr me bresheri automatiku. Kjo ka sjell ne fakt nje masaker pasi jane plagosur edhe kliente qe po rrinin ne lokal disa metra larg viktimes, ne pjesen e jashtme te biznesit. Gati 1 ore me vone ne fshatin Thanasaj, buze lumit Shkumbin u gjet makina e djegur qe dyshohet se iu perket autoreve. Mirepo paavaresisht pikave te kontrollit nuk ka asnje gjurme te tyre. Bledar Muca nuk njihej si person problematik ne Lushnje. Lindur dhe rritur ne fshatin Dushk te Lushnjes, ai vitet e fundit ka administruar disa biznese, si pika llotosh dhe lokale, por ka qene edhe administrator i tregut te Lushnjes. Muça ishte i martuar dhe kishte nje femije.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";