
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me 25 vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku ushtarët serbë vranë në mënyrë mizore 41 civilë. Rama shkruan se viktimat e këtij krimi shtetëror nga lufta duhen nderuar.
“25 vite nga Masakra e Reçakut. Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës, që tronditi mbarë botën dhe qëndron përjetësisht si gur themeltar i kujtesës së Kosovës shtet”, shkruan Rama.
Po ashtu, edhe presidenti Bajram Begaj nderoi viktimat e masakrës së Reçakut, duke vlerësuar sakrificat dhe dhimbjen e popullit të Kosovës për liri.
Advertisement