Masakër për pronat mes kushërinjve në Lushnjë, 1 i vrare dhe 3 të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Masakër për pronat mes kushërinjve në Lushnjë, 1 i vrare dhe 3 të plagosur

Ngjarje shume e rende ne nje fshat te Lushnjes.

Sipas policise, sot rreth orës 06:30, në fshatin Garunjas, njësia administrative Ballagat, si pasojë e një konflikti për motive pronësie mes kushërinjve të parë me mbiemer Hasalla ka mbetur i vrare nje person dhe jane plagosur 3 te tjere.

Konkretisht jane plagosur me armë gjahu shtetasit Sh. H., 65 vjeç,(babai) L. H dhe E. H, 31 vjeç(vëllezër) si edhe ka ndërruar jetë shtetasi R. H, 30 vjeç(vëllai tjetër).

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe kanë shpallur në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. H dhe K. H., 33 vjeç(vëllezër), ku vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Advertisement

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy