Masa e sigurisë për ish-oficerët e Elbasanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Masa e sigurisë për ish-oficerët e Elbasanit

11 të akuzuarit për përplasjen me armë zjarri në elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë, do të dalin para trupit gjykues për të njohur me masën e sigurisë. Prokurorët e cështjës kanë kërkuar “Arrest me burg” për të gjithë ish-oficerët e ngritur për Strukturën për ruajtjen e votës.

 

Aktualisht i arrestuar është Arbër Paplekaj, si dhe Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma të cilët janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë” në bashkëpunim.
Ndërsa Eldjo Beko akuzohet per prishjen e provave nga vendngjarja.

 

Advertisement

Në kërkim për ngjarjen është edhe Kelment Xhaferri i akuzuar për vrasje në rrethana të tjera cilësuese të mbetur në tentativë.

 

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 21 prill në lagjen 5 maj ne elbasan, ku Xhuvani u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazmend Bardhi. Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua disa ore pas krimit ne ambjentet e policise se kryeqytetit.Ai pretendoi se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që po blinin vota.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy