Masa ajrore të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Masa ajrore të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqendrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale të shkurtëra kthjellimi. Përgjatë vijës bregdetare hera-herës vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Mjegulla e dendur sërish do të përfshijë luginat e vendit gjatë mëngjesit.

 

Era do të fryjë nga juglindja-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1 deri 8 m/sek. Ndërsa përgjatë brigjeve të Jonit era do të fitojë shpejtësi deri 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 4 ballë në brigjet e Jonit.

 

Advertisement

Temperaturat parashikohen me rënie në vlerat minimale dhe pa ndryshime në vlerat maksimale:

 

në zona malore 2 deri 13°C

në zona bregdetare 8 deri 20 °C

Advertisement

në zona e ulëta 5 deri 20 °C

 

Sa i përket rajonit të Ballkanit, masat ajrore të paqëndrueshme do të jenë prezentë përgjatë vijës bregdetare të tij duke sjellë mot me vranësira dhe reshje shiu. Ndërsa Ballkani qendrore dhe ai Lindore pritet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

 

Advertisement

Europa Verilindor do të vijojë te jetë nën ndikimin e  rrymave të ftohta, të cilat do të sjellin ngrica të forta në vendet Sknadinave e  Rusi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy