Marrëveshje me Tom Doshin?/ Blendi Klosi: Shkojmë të vetëm në zgjedhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Marrëveshje me Tom Doshin?/ Blendi Klosi: Shkojmë të vetëm në zgjedhje

Partia Socialiste nuk do të bashkëpunojë me Tom Doshin për vendoret e 14 majit 2023.

 

Këtë gjë e ka bërë të ditur sekretari organizativ  Blendi Klosi, i cili në një intervistë për Quo Vadis theksoi se PS që prej vitit 2017 qeveris e vetme dhe aleancë ka vetëm me qytetarët.

 

Advertisement

“Tom Doshi tashmë është kryetar i një partie e cila gjithmonë ka qenë pranë PS. Nuk kemi aleancë zyrtare në rastin në fjalë.  Siç e thashë, ne kemi zgjedhur nga 2017 që të jemi një forcë politike e cila aleancën e vetme e ka me qytetarët dhe mendoj që ka qenë një zgjidhje e drejtë. Kjo është propozuar nga kryeministri Edi Rama dhe u mbështet nga forumet tona që në 2017 që kërkonim të qeverisnim vetëm sepse shumë më qartazi njerëzit shikojnë e gjykojnë e përgjegjësia nuk bëhet ping-pong. Edhe në këtë garë do shkojmë si forcë politike pa aleanca zyrtare, por parti që mbështesin njëra-tjetrën në gara elektorale”, tha Klosi.

 

Partia e Tom Doshit, në zgjedhjet e 25 prillit arriti të siguronte 3 mandate, të cilat i bashkoi më pas me PS. Edhe në këto zgjedhje, ekziston mundësia të përdoret i njëjti mekanizëm, pasi Klosi tha se ato si parti mbështesin njëra-tjetrën në garë elektorale, por nuk bëjnë koalicion zyrtar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy