Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të kenë pika të përbashkëta kufitare sipas të njëjtit model që kemi parë edhe me Kosovën, kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, gjatë fjalës së mbajtur sot në Kuvend për miratimin e kësaj marrëveshjeje.
Sipas tij, operimi përmes pikave të përbashkëta kufitare lehtëson lëvizjen e njerëzve dhe mallrave mes dy vendeve. Më poshtë, fjala e plotë e ministrit Çuçi.
Eshtë një marrëveshje që krijon një instrument që do të lehtësojë jashtëzakonisht shumë, qoftë kalimin e shtetasve midis dy vendeve, ashtu edhe të mallrave dhe shërbimeve.
Njëherësh kjo marrëveshje do të përmirësojë kushtet për një kontroll më inteligjent të pikave të kalimit kufitar, duke i sjellë ato sado pranë në linjë me standardet e BE-së.
Kjo marrëveshje është iniciuar, diskutuar dhe bashkërenduar midis palëve, duke marrë parasysh fluksin gjithmonë dhe më në rritje të qarkullimit të shtetasve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve tona. Ne besojmë se kjo do të përmbushë synimin për përmirësimin e infrastrukturës së transportit rajonal dhe të hapësirës më të gjerë europiane.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Kjo është një marrëveshje kuadër për të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar, që ne kemi me Maqedoninë e Veriut dhe krijon bazat në parim për vendosjen dhe funksionimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Që do të thotë, në të gjitha pikat që ne kemi me MV, do të ketë vetëm një sportel kontrolli.
Siç e dini, janë 6 pika të kalimit kufitar, ku do të zbatohet kjo marrëveshje; Bllatë, Qafë Thanë, Xhepisht/Trebisht që në fakt ka një lehtësim edhe sot që flasim, Tushemisht, Liqeni i Pogradecit dhe Goricë.
Marrëveshja është e bazuar në modele të tjera që ne kemi edhe me shtete të tjera dhe që e kemi përgatitur bashkë me konsultimin e Misionit PAMECA në vendin tonë.
Qëllimi kryesor është thjeshtëzimi dhe përshpejtimi i verifikimit kufitar në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi i shtetasve dhe mallrave midis dy vendeve.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Marrëveshja vjen njëherësh dhe në mbështetje të Strategjisë Ndërsektoriale të Menaxhimit të Integruar të Kufirit 2021-2027 dhe Planit të Veprimit për dy-vjeçarin e parë që kemi miratuar në kohët e fundit.
Të nderuar kolegë besoj se çdokush e ka të qartë që kjo marrëveshje synon gjithashtu dhe forcimin e lidhjeve tashmë tepër të ngushta që kemi me fqinjin tonë Maqedoninë e Veriut, dhe besojmë se kjo i shërben edhe përpjekjeve tona të përbashkëta në rrugën e integrimit në BE dhe gjithashtu nismës për Ballkanin e hapur që mbështetet nga të dy vendet tona.
Synimi i përbashkët i dy vendeve dhe dy qeverive tona është njëherësh garantimi i lirisë së lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, por dhe goditja e krimit ndërkufitar dhe përballimi i çdo tentative për migracion të parregullt.
Në mbyllje, të nderuar kolegë, ju ftoj ta miratojmë këtë marrëveshje dhe kam besim se jo vetëm për shkak të traditës që kemi tashmë në këtë parlament do ta votojmë të gjithë pa dallim përkatësie politike.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";