Pikat më të rëndësishme të marrëveshjes me Pfizer-Biontech do të mbeten sekrete.
Me gjithë dëshirën e kryeministrit për të bërë transparencë, Edi Rama deklaron se është i detyruar t’i përmbahet kushtit të vendosur nga kompania që do të sjellë 500 mijë doza kundër virusit.
Për kreun e qeverisë më shumë se për çmimin e vaksinës, për të cilën thotë se është i njëjtë për të gjitha vendet, por nuk e artikulon shifrën, sekreti qëndron te modalitetet e kontratës së lidhur me Pfizer-Biontech.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Sekreti që mbulon kontratën e Pfizer në Shqipëri dhe kudo me të cilat Pfizer ka marrëdhënie nuk lidhet me çmimin por lidhet me modalitetet e çdo kontrate. Sipas negociatave ka modalitete të ndryshme, jo për çmimin por për sasitë, për kohën e kështu me radhë. Ju mund të dyshoni çfarë keni dëshirë por është lehtësisht e verifikueshme sepse paratë që paguhen për Pfizer nuk mbulohen nga sekreti.
Po aq sekret është edhe buxheti që qeveria shqiptare do të vendose në dispozicion për blerjen e vaksinave si nga Pfizer-Biontech, por edhe nga Moderna e Astrazeneca me të cilat është në bisedime.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Kemi kapacitetin të paguajmë të gjitha vaksinat që janë të nevojshme për popullin shqiptar. Kush vë shumë paraprake nuk kupton se për çfarë flet, sepse kjo është një situatë dinamike, vaksinat kanë çmime të ndryshme. Me llogarinë që neve do të na duhej, vaksina më e shtrenjtë që sot për sot është Pfizer. Për të gjithë ne i kemi paratë për Pfizer kur të gjitha dozat të vijnë.
Me Bashkimin Evropian nuk sheh asnjë marrëdhënie të prishur, me gjithë kritikat për lënien jashtë nga ndihma me vaksina.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Këtu është fjala për të mbrojtur dinjitetin, këtu është fjala për të mbrojtur njerëzit dhe unë për të garantuar mbrojtjen e njerëzve të këtij vendi patjetër që nuk e kam gjuhën e nënës për ta vënë në gjumë. Për mos të hapur gojën për të mbrojtur njerëzit e mijë, njerëzit që përfaqësoj.
Për akuzat e opozitës se Edi Rama fajin e dështimit në menaxhimin e pandemisë e gjen te Bashkimi Evropian, kreu i qeverisë u kujtoi sesi janë sjellë ata me ta.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Turp i madh. Ata që nuk kanë lënë fjalë vulgare të librit të gjuhës shqipe pa përdorur kundër ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Evropian. I kanë bërë ambasadorët e Be-së si s’ka më keq duke shpifur për ta e duke shkuar deri në ekstreme që janë neveri e gjallë. Ata mbrojnë BE-në nga unë, tani.
Premtimi i Edi Ramës ishte që gjatë kësaj jave në Shqipëri do të mbërrinin mbi 10 mijë dozat e para nga Pfizer-Biontech. Kjo nuk do të ndodhë të paktën deri në fund të Janarit.
Shkak është bërë vendimi i kompanisë për të shtyrë me tre javë shpërndarjen e vaksinës me të gjitha ato vende që është arritur marrëveshja, si në rastin e Shqipërisë.