Marrëveshja me Britaninë për emigracionin e paligjshëm/ Çuçi: Rrit sigurinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Marrëveshja me Britaninë për emigracionin e paligjshëm/ Çuçi: Rrit sigurinë

Në Foltoren e Kuvendit, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka diskutuar marrëveshjen me Britaninë për riatdhesimin e qytetarëve shqiptarë.

 

Çuçi është shprehur se do të rritet bashkëpunimi në fushën e emigracionit të paligjshëm për të parandaluar çdo linjë kriminale që mund të bëhet në këtë drejtim ku më i dukshmi është ai i trafikimit të qenieve njerëzore.

 

Advertisement

Ndër të tjera ai ka bërë thirrje që deputetët të miratojnë ratifikimin e kësaj marrëveshje

 

“Marrëveshja që kemi sjellë sot nuk është diçka e re ne kemi pasur marrëveshje bilaterale me Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut që në 2003 përsa i përket riatdhesimit. Zhvillimet ndërkombëtare çuan në nevojën e ratifikimit të kësaj marrëveshje, që vjen dhe si propozim i Britanisë pas daljes së saj nga BE. Kjo marrëveshje vjen në pajtim me legjislacionin të dy shteteve pa paragjykuar marrëveshjet dypalëshe me vendet e treta dhe shkëmbimin e të dhënave personale mes vendeve të treta. Shqipëria dhe Britania do të forcojnë bashkëpunimin në lidhje me luftën kundër emigracionit të parregullt, të dy vendet do të zhvillojnë operacion teknik kundër emigracionit.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy