![Marrëveshja Kosovë-Serbi, Escobar: E drejtë e Kosovës të aplikojë reciprocitetin](https://www.gazetatema.net/wp-content/uploads/2021/09/Gabriel-Escobar-DCM-U.S.Embassy-Serbia-1024x768-1.jpg)
Zv/ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar ka mbajtur sot një konferencë për media përmes platformës ‘Zoom’, ku ka folur për arritjen e marrëveshjes së fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Escobar e ka quajtur sukses të madh arritjen e marrëveshjes së sotme. “Është një sukses i rëndësishëm arritja e sotme e marrëveshjes në Bruksel. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja po ndihmon në gjetjen e zgjidhjes për të dyja vendet. Dua të falënderoj emisarin Miroslav Lajçak dhe ekipin e tij për punën e madhe që kanë bërë sot”- ka thënë Escobar.
I pyetur nëse SHBA-ja ka qenë e njoftuar paraprakisht për vendosjen e masës së reciprocitetit për targa. Escobar ka theksuar se është e drejtë e Kosovës të aplikojë reciprocitetin.
“Është e drejtë e Kosovës të aplikojë reciprocitetin. Jam i lumtur që kemi arritur marrëveshje për shtensionim të situatës”- tha Escobar.