Kanë dalë detaje të reja në lidhje me rastin e vajzës 13 vjeçare në Pogradec ku u arrestua në flagrancë 23 vjeçar.
Familja dhe vajza jetojnë në Greqi prej më shumë se 3 vitesh. Burime për Vizion Plus thanë se vajza është shoqëruar me djalin vetëm një ditë më parë. Gjatë marrjes në pyetje 23-vjeçari i ka bërë me dije grupit hetimor e vajza e ka gënjyer për moshën duke mos i treguar se ishte 13-vjeç.
23-vjeçari gjithashtu ka treguar se janë njohur në rrjetet sociale dhe një ditë më parë janë takuar për herë të parë. Burimet thanë se ditën e djeshme kanë kryer edhe marrdhënie seksuale.
Nisur nga vonesa e vajzës familjarët e saj kanë shkuar në polici dhe kanë bërë me dije largimin e të miturës. Sipas të njëjtave burime vajza ka pretetenduar se është takuar me 23-vjeçarin me deshirën e saj.
Mesohet se policia i ka gjetur së bashku në periferi të qytetit të Pogradecit në automjetin e 23 vjeçarit.
Grupi i hetimit po kryen ekzaminimet e duhura të 13 vjeçares.