“Ka ardhur koha qe kultivuesit e ullirit në Roskovec të kenë markën e zonës së tyre me një produkt të certifikuar sipas standardeve të tregut ndërkombëtar”.
Kështu është shprehur kryebashkiakja Majlinda Bufi, duke i dhënë zë shqetësimit shumëvjeçar të fermerëve të kësaj zone të njohur për prodhimin e kësaj kulture.
MAJLINDA BUFI
KRYETARE E BASHKISE ROSKOVEC
“Gjithë ai prodhim që kemi, duhet të certifikohet. Markimi dhe pasja e një marke sipas rregullave evropiane është shumë e rëndësishme.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Drejtuesit lokalë kanë pohuar gjithashtu se fermerët e kësaj zone me rreth 500 mijë rrënje ullinj, janë të parët në vend të cilët i janë bashkuar iniciativës për bashkimin e ngastrave me ullinj dhe ky është një ogur i mirë për t’i hapur rrugën markimit të vajit të ullirit.
MAJLINDA BUFI
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";KRYETARE E BASHKISE ROSKOVEC
Një grup fermerësh janë bërë bashkë për të krijuar formalisht këtë Shoqate në QKR sipas të gjitha rregullave, e cila funksionon prej gati një viti.”
Sipas kryetares është domosdoshmëri dhe emergjencë që vaji i ullirit i standardizuar dhe i markuar të zërë vendin e vet në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar, sepse vetëm në këtë mënyrë do të stimulohet dorëzimi i këtij produkti të grumbulluesit e më pas të eksportuesit.